Steve Martin bën vaksinën dhe ka një lajm të mirë e një lajm të keq për ne!

Showbiz

Steve Martin ka ndarë eksperiencën e tij me vaksinën kundër Covid-19 nëpërmjet disa postimeve të vazhdueshme në ‘Twitter’. Aktori dhe komediani ka theksuar se ndihet mirë dhe nuk ka ndjerë asnjë shqetësim deri në këtë moment.

“Kam një lajm të mirë dhe një të keq. Sapo u vaksionova, ndërsa lajmi i keq është fakti që e bëra se jam 75 vjeç”, shkruan ai me shaka.