Dje, mungesa e bashkëshortes, u ndje akoma më shumë në familjen e këngëtarit të njohur. Ai i ka dedikuar asaj disa rreshta plot dashuri që kanë emocionuar të gjithë. Fjalë të dala nga zemra, për bashkëshorten e cila fatkeqësisht nuk jeton më.
“Ishim studentë…! Një lidhje ikte, zëvendësohej! Deri sa erdhi dashuria e vërtetë për mua, Marina Xhavara Prifti. Kjo këngë (U dogja mrekullisht) ishte diçka ndërmjet, para dhe pas njohjes time me Marinën! Ose, ishte diçka që ndodhte paralel me njohjen! Nuk e di me saktësi! Muzikën e shkrova me një frymë dhe ua tregova shokëve të mi dhe natyrisht edhe Marinës Time, dashurisë së sapo lindur në Palatin e Kulturës Studenti.”