Stefano Gabbana ofendon publikisht Chiara Ferragni-n: Ja si e komenton dasmën e saj!

Showbiz

chiara dasma
Dizajnuesi i njohur, Stefano Gabbana, bëri komentin më të paparashikuar për fustanin e nuses së blogeres, Chiara Ferragni. Kjo e fundit u martua këtë fundjavë në një dasmë gjigante në Siçili, me partnerin e saj Fedez, e veshur me dy fustane të dizajnuara nga shtëpia e modës, “Christian Dior”.Dhe mesa duket Gabbana nuk është i pëlqeu dizajni i fustanit, pasi e cilësoi atë si të pavlerë.Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori dhjetëra reagime nga fansat e irrituar.

stefano

“E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.“Qëkur ke filluar të tallësh?” dhe “Kjo që bëre t’i është e ulët. Të vijë turp”, ishin dy nga komentet që iu drejtuan Stefano Gabbana-s.Një prej komentuesve i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizajnuar prej tij.  “Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”, i përgjigjet Gabanna. Kjo nuk është hera e parë që dizajnuesi shpreh hapur mendimin e tij për të famshmit, duke mos u “frikësuar” nga reagimet që do të merrte.

harper

gabanna