Përpara 3 muajsh, stilisti i njohur komentoi në një postim ku shfaqej Selena duke shkruajtur: “Ajo është e shëmtuar”. Menjëherë vërshuan kritika kundrejt tij dhe shumë thirrje për t’i kërkuar falje këngëtares. Por, stilisti nuk i mori aspak parasysh dhe vazhdoi të revoltonte njerëzit duke thënë që ajo është thjesht e shëmtuar dhe kaq. Asokohe Selena nuk reagoi aspak.
Teksa ka ndjekur javën e modës, këngëtarja u shfaq me një karficë shumë të veçantë në kokë. Në të shkruhej “ugly”, pra pikërisht e shëmtuar.Duke ironizuar kështu komentin e Stefanos, apo të çdo personi që e ka ofenduar në të kaluarën, Selena sapo bëri gjënë “e shëmtuar” të duket super bukur. Epo një përgjigje më epike se kjo, nuk kishte si të zgjidhte.
Lexoni gjithashtu:Menaxheri i Justin Bieber zbulon periudhën e errët: Mund të kalonte në overdozë…