Kanë kaluar dy vite që nga sherri i bujshëm mes Encës e Noizyt dhe tani dyshja nuk i ka marrëdhëniet si dukur kur shiheshin gjithnjë bashkë e bënin bashkëpunime.
Tani as nuk i flasin njëri-tjetrit e as nuk ndiqen në Instagram, megjithatë ka ende diçka që i lidh me njëri-tjetrin, duan s’duan.
Është bashkëpunimi i tyre “Bow down” i cili ndonëse kanë kaluar dy vjet vazhdon të dëgjohet e të pëlqehet shumë shkruan intv.
Edhe pse nuk flet me Encën, Noizy së fundmi i ftuar në një clubet e Tiranës ka kënduar këtë këngë me zërin e Encës në sfond.