Sot feston 45-vjetorin aktori të cilin shumë shpejt do ta ndjekim në Tring

Showbiz

Gabriel Soto feston sot ditëlindjen e tij të 45. Gabriel është një aktor meksikan i lindur në Meksikë me datë 17 prill 1975. Ai ka fituar konkursin El Modelo Mexico dhe ka dalë shoqërues i parë në Mister World 1996.

Ai ka aktruar në shumë seriale të ndryshme dhe me kalimin e kohës ka arritur të bindë publikun për performancat e tij. Seriali i tij i parë ishte Mi querida Isabel, duke vazhduar më pas me Alma Rebelde, Mi destino eres tú dhe Carita de ángel. Rolin e tij më të rëndësishëm e pati në Amigas y rivales ku luajti personazhin e Ulises.

Në 2004, aktroi në serialin Mujer de Madera, të prodhuar nga Emilio Larrosa. Ai kishte rolin kryesor në krah të Edith Gonzales.

Në vitet 2016 – 2017, ai luajti në serialin “Verë dhe Dashuri” në rolin e David Robles.

“Verë dhe Dashuri” mund ta ndiqni nga 1 Maji në platformën Tring në kanalin 3Plus.