“Sot dhe nesër hëna dhe yjet do ndriçojnë vetëm për ty”, çfarë po ndodh me Alban Skënderaj dhe Miriamin?

Showbiz

Ata janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, të cilët kanë arritur të fitojnë simpatinë dhe dashamirësinë e publikut jo vetëm falë artit të tyre, por edhe pozitivitetit që përcjellin si çift. Është e pamundur të mos i shohësh bashkë, aq sa shpeshherë mund të mendoni se ky çift, një ndër më të konsoliduarit mes artistëve, janë thuajse të pandashëm. Por dje dhe sot Albani do të jetë vetëm, kuptohet në skenë pasi këngëtari i njohur do të mbajë një koncert recital në amfiteatrin e Liqenit Artificial.
Të gjithë fansat e muzikës së tij patën  mundësinë të dëgjonin për disa orë hitet më të bukura të këngëtarit dhe çdo gjë ishte live. Miriami si gjithmonë shumë e kujdesshme, i ka uruar suksese publikisht nëpërmjet një postimi në Instagram. “Sot dhe nesër hëna dhe yjet do ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime!”