Soni Malaj tregon arsyen e vërtetë përse e ka mbajtur të fshehur për shtatë vite portretin e Annës

Showbiz

sonimegoven.jpg

Nëse do të kërkonit një foto të vajzës shtatë vjeçare të Soni Malaj, këto të fundit do ju duhej t’i kërkonit me “qiri” në google sepse këngëtarja është kujdesur për vite me radhë që portretin e vogëlushes ta shfaqë sa më rrallë për të mos thënë asnjëherë me dëshirën apo vullnetin e saj.

Nga martesa e saj me balerinin Mirko Lukareni, këngëtarja 38 vjeçare solli në jetë në moshën 31 vjeçare, vajzën e saj, Annën.

Dhe në fotot që qarkullojnë online, ajo e fundit në vitin 2014 Anna e ka kokën e kthyer pas.
Në ndryshim nga shumë nëna të showbizit shqiptar, Soni dëshiron mos ta bëjë publik imazhin e vogëlushes së saj

Vetëm për të mbrojtur nga komentet keqdashëse të njerëzve në rrjet.

Këngëtarja thotë se trishtohet kur shikon komentet negative për fëmijët e çifteve të tjerë të njohur dhe kjo gjë e step. Nga ana tjetër për të është shumë e rëndësishme që vajza të jetë e qetë kur është në ambiente publike, pa presionin e një fëmije që e njohin të gjithë për shkak të nënës së famshme. Ndonëse lidhjen e saj 3-vjeçare me partnerin e saj, Klevin e ka bërë publike, këngëtarja sërish zgjedh që jeta e saj private mos të jetë kryefjalë e medieve rozë.

soni-malaj.png