Soni Malaj është fituesja e kupës së shtatë të «Dancing with the stars»

Showbiz

sonisndf

Vlerësuar si një nga konkurrentet që në çdo takim me publikun ka ardhur ndryshe, Soni Malaj ka triumfuar në mbrëmjen finale të spektaklit, duke fituar çdo sfidë përballë 11 konkurrentëve të tjerë për 3 muaj.

Në teatrin e kërcimit, 6 finalistët kanë përcjellë ethet e një finaleje ku përtej sfidave, zënkave e penalizimeve, konkurrentët kanë shijuar edhe magjinë e kërcimit e përkrahjen e familjareve.

Dy më të mirat e këtij edicioni, ishin Aulona Musta dhe Soni Malaj por kupa e këtij edicioni të 7 të “Dancing With the Stars” shkoi për Soni Malaj.

Në teatrin e kërcimit nuk munguan të ftuarit special, si aktori turk Tolgahan Sayisman që realizoi vallëzimin e dasmës së munguar në Shqipëri, apo tre musketjerët që ndezin skenën në çdo performancë.