Soni Malaj drejt altarit?

Showbiz

soni malaj
Soni Malaj ka folur për arritjet profesionale të 2018-ës, planet për 2019-ën dhe jetën familjare e personale. Ndër të tjera vëmendje mori deklarata e saj për të voglën Ana. Këngëtarja e njohur e ka ndarë mendjen të mos e publikojë imazhin e vajzës së saj edhe për disa kohë, por ata që e njohin shprehen se e vogla është shumë e bukur.

Soni 400x358

Soni ka thënë se ky fakt ja përkëdhel shumë sedrën prej nëne, por për të ka rëndësi shkollimi i së bijës, edukata dhe dëshira më e madhe është ta rrisë mirë ashtu siç prindërit e saj kanë bërë për të.Ndërsa kur vjen puna tek martesa, këngëtarja thotë që nuk ka ndonjë plan të afërt. “Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasmë. Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët”,-u shpreh Soni me shaka.Kujtojmë që Soni është e fejuar prej 3 vitesh me Klevin.

1 59