Soni Malaj, bashkëpunim me yllin e muzikës latine!

Showbiz

soni malaj
Këngët e saj janë karakterizuar nga një stil i veçantë disi latin dhe për këtë arsye Soni Malaj është veçuar gjithmonë në tregun muzikor. Pak muaj më parë këngëtarja shqiptare ka njoftuar se do të sillte një bashkëpunim me një nga këngëtarët më të mirë latin. Bëhet fjalë për Jowell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën. Ai ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës latine si J Balvin apo Nicky Jam.

soni jowel

‘Bonita’ është kënga që me siguri e keni dëgjuar në çdo diskotekë apo e keni vendosur të paktën njëherë me zë të lartë në makinën tuaj. Në këtë këngë që numërohen me miliona shikime në ‘Youtube’ ka dorë edhe Jowell. Nëpërmjet ‘Instagram’-it Soni ka zbuluar vetëm disa sekuenca të shkurtra nga kënga, të cilat shtuan kureshtjen e ndjekësve.