Songul Oden shkëlqen në tapetin e kuq në Kanë!

Showbiz

Songul Oden
Aktorja e njohur e serialeve turke, Songul Oden, ka parakaluar mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të festivalit në Kanë. Ajo mbante të veshur një fustan të thjeshtë të errët, të stiluar nga Dilek Hanif. Duket se thjeshtësia e saj, ka rënë në sy më tepër sesa bukuroshet e tjera që mund të kishin veshje më ekstravagante.

bandicam 2018 10 16 06 34 56 610

Songul është parë gjithashtu në shoqërinë e Alvaro Morte, të cilin e njihni nga seriali “La Casa de Papel”. Në këtë event, ajo është shoqëruar nga kolegu i saj, me të cilin po punon për projektin më të ri, Birkan Sokullu. MIPCOM, është një event i organizuar për serialet dhe kompanitë televizive ndërkombëtare, kështu që sigurisht në tapetin e kuq të këtij eventi në Kanë, parakaluan disa nga emrat më të dashur për publikun ndërkombëtar.

5bc592cdc03c0d269805da1b