Besnik Qaka dhe Lolita Begolli pritën para 4 javësh vajzën e tyre të parë. Janë treguar të rezervuar duke mos publikuar foto të vajzës të paktën sa për fillim.
Megjithatë një copëz të emocionit dhe dashurisë që përjetuan na e treguan ditën kur Una erdhi në jetë. Në foton me dorën e së voglës, Besniku shkroi: “Fryma jote e parë na e mori tonën”.