Sokol Balla jep lajmin e papritur: Zyrtarisht shtetas kosovar!

Showbiz

sokoli

11- vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, Sokol Balla e ka uruar zyrtarisht si një shtetas kosovar. Ndërkohë që janë përgjithësisht shqiptarët e Kosovës ata që kërkojnë dhe dëshirojnë që të marrin shtetësinë shqiptare, Sokol Balla synon të kundërtën. Moderatori i emisionit “Real Story” mesa duket se ka aplikuar për nënshtetësinë kosovare dhe tashmë pret të marrë në dorë pasaportën.

sokolballa

Balla ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto të dekretit me të cilin ka marrë shtetësinë, si një qytetar i Kosovës. “Urime Kosovë, nga shtetasi yt më i ri!” – uron pavarësinë e Kosovës Sokol Balla në mbishkrimin që shoqëron dekretin e publikuar. Tashmë Sokol Balla është nënshtetas shqiptar dhe kosovar, ndërkohë na mbetet të presim për të mësur më shumë rreth arsyes së tij.