Prezantuesi i Zonë e Lirë, Arian Çani, duket se nuk po zë karar me “Sofitë”, pasi ka filluar t’i ndërrojë shpesh ato.
Vajza e reja, që tentojnë të zënë vendin e Romina Alkut (Sofisë së parë tashmë të famshme të Çanit), kanë mungesë të theksuar eksperience, aq sa në disa raste edhe e nervozojnë drejtuesin e emisionit.
Edhe vajza e përzgjedhur për të luajtur rolin e Sofisë gjatë natës së mbrëmshme nuk shpëtoi ga gabuar, madje e irritoi Çanin, i cili e kritikoi “live”.
Ndërsa ai po fliste, Sofia e re u afrua te tavolina dhe mori shishen e pijes që Çani kishte përpara. Kaq mjaftoi dhe drejtuesi i emisionit reagoi: “Pse më ndërpret Sofi? Pse e more shishen? Jo shishen mos e merr! Xhinglat e mia mos i prek! Uauuu….. pse më ndërpreu?!”, u shpreh Arian Çani në transmetim “live”.