Skandali i tradhëtisë të Jordyn Woods me ish-partnerin e Kourtney Kardashian, ka qenë kryefjala e mediave të huaja dhe jo vetëm. Jordyn mori shumë kritika nga të gjithë, por mesa duket kjo gjë ka ndikuar pozitivisht në karrierën e saj. Sipas ‘The Sun’, ajo ka marrë shumë oferta nga kompani të ndryshme që duan të përdorin famën e saj, ndërkohë që ‘sherri’ midis saj dhe familjes Kardashian-Jenner, është ende i freskët.
Jordyn do të thyej heshtjen e saj në emisionin e Jada Smith, ku do të thotë historinë nga këndvështrimi i saj. Kjo gjë ndoshta nuk do t’i pëlqejë shumë Khloe-s apo pjesëtarëve të tjerë të familjes, por të gjithë fansat janë duke e pritur këtë moment me padurim. Kujtojmë që Tristan e pranoi tradhtinë e tij, e ndërsa Jordyn është shprehur se ka qenë e dehur gjatë momentit kur ka ndodhur.