Fill pas bërjes publike të fejesës së Jennifer Lopez- it dhe Alex Rodriguez- it shpërtheu skandali se partneri i yllit të muzikës e kishte tradhtuar dhe vazhdonte ta tradhtonte këtë të fundit, me ish- gruan e Jose Canseco- s, Jessica- n. Një lëmsh i vërtetë!Sikur të mos mjaftonte kjo, në një kohë kur të gjithë po përpiqeshin të besonin se e gjitha ishte një thashethem e asgjë më shumë, mbërrin skandali i radhës.Ish- modelja e Playboy- t, Zoe Gregory ka deklaruar për “The Sun” se Rodriguez shkëmbente mesazhe të nxehta me të, pak para se të propozonte Lopez- in.
Jo vetëm kaq, por sipas 44- vjeçares, ish- sportisti e ftoI atë të merrte dhe kë shoqe të donte “për t’u argëtuar në grup” në San Francisco. Sipas Zoe- s, Alex- i i dërgoi fotografi intime ngërkohë që kërkoi prej saj “video të pista”.Teksa e gjitha kjo mbetet për t’u parë, ne ju kujtojmë se dyshja u fejua këtë muaj, gjatë pushimeve në Bahamas, ku Alex- i e propozoi me një unazë 1.8 milionë dollarëshe.