Sipas Encës, tregu muzikor shqiptar pa kontributin e saj do të ishte…

Showbiz

Pak ditë më parë Enca publikoi këngën “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti. Pavarësisht se ky bashkëpunim erdhi i papritur, u prit mjaft mirë nga fansat e dy këngëtarëve. Në fakt në përgjithësi çdo këngë e Encës këtë vit ka rezultuar e suksesshme, pavarësisht se ajo ka realizuar gjatë një harku të shkurtër kohor 5 projekte të ndryshme. Përveç “Hajde”, këngëtarja ka publikuar “Dua”, “Rendez Vous”, “Kujt po i han” dhe “Balad”, për suksesin e të cilave Enca është shumë e lumtur.

Madje të gjitha i përkasin zhanreve të ndryshme, prandaj ajo duhet vlerësuar si fillim për faktin që ka guxuar të eksperimentojë. Megjithatë Enca nuk ka pritur vlerësimet e të tjerëve, sepse e ka vlerësuar vetveten për gjithë këto arritje. Ajo ka publikuar në “Instastory” 5 këngët e saj dhe më pas ka shkruar: “Modestinë e lëmë mënjanë… Sinqerisht, falënderoni Zotin për mua, ose kjo industri do ishte e mërzitshme. Kam bërë muzikë ‘pop’, ‘reggaeton’, ‘rap’, ‘house’, baladë, tallava, të gjitha brenda një viti. Gjeni një tjetër artist, unë do pres”.