Sinem Öztürk gati për tu rikthyer në ekran

Showbiz

Sinem Öztürk, e cila na sjell ndërmend personazhin e Jaseminit në serialin “Dashuri me qira”, ditët e fundit ka treguar se sapo ka përfunduar së shkruajturi një skenar, por ende nuk ka firmosur një kontratë. Lidhur me subjektin, ajo zbuloi se është i menduar për një film romantik i cili i referohet viteve ’80. Aktorja u shpreh se, sipas saj, aktualisht në tregun e filmave dhe serialeve ndihet mungesa e historive të dashurisë që ‘godasin fort’ dhe skenari i saj ndërtohet mbi një histori të tillë, që të tërheq prej çastit të parë deri në fund. Ndërkohë aktorja ceku edhe një tjetër çështje të rëndësishme për të cilën po flitet shumë ditët e fundit. Ajo ka mbështetur kolegen e saj, Hazal Kaya për deklaratën e bërë gjatë një programi televiziv ku shprehej se aktorët meshkuj paguhen më shumë se gjinia tjetër. Öztürk ndau mendimin e saj duke u shprehur se për fat të keq, sot për sot ky është një fakt në industrinë e filmave dhe serialeve dhe se ajo është në një mendje me kolegen e saj. Ndërkohë ajo zbuloi se pasi binjakët e saj janë rritur, ajo gradualisht mendon ti kthehet ekranit dhe publikut që aq shumë i ka munguar përgjatë viteve të fundit.