Para pak kohësh një lajm emocionues vjen nga aktorët e njohur të showbizit turk, Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal, të cilët bënë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Para një viti, të dy aktorët u bënë prindër për herë të parë, duke marrë në krahë vogëlushen Lalin. Pas lajmit të shtatzanisë, këtë herë Sinem Kobal deklaroi për mediat gjininë e bebit në pritje.
Pasi u panë duke ngrënë mëngjes me miqtë e tyre, Sinem dhe Kenan vendosën të prononcohen duke thënë se janë shumë të lumtur dhe mezi po presin ardhjen e bebit në jetë.
Duke dhënë lajmin se edhe këtë herë do të bekohen me një vajzë, Sinem tha: “Shpresoj që Zoti t’iu japë fëmijë të gjitha çifteve. Është ndjenja me e bukur në botë. Gjinia nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm.”
İmirzalıoğlu tha për mediat se është i vetëdijshëm që vajza e dytë do shkaktojë më shumë lodhje për partneren e tij, pasi të dyja motrat do të jenë pak a shumë në një moshë, por ai do i qëndrojë shumë pranë duke e ndihmuar dhe mbështetur jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht!