Sinem Kobal “Mëmësia është e bukur, por më mungon sheshxhirimi”

Showbiz

Sinem Kobal, aktorja e cila tetë muaj më parë mori në krahë vajzën e saj të dytë Lejla, është parë së fundmi në formë mjaft të mirë. Pas një kohe të gjatë që nuk ishte shfaqur në publik dhe nuk kishte dhënë intervista, aktorja u shpreh në intrevistën e fundit se kishte kaluar shumë kohë  që kur ajo kishte dalë për të shijuar një bisedë në mbrëmje me miqtë e saj e po ashtu kishte kaluar shumë kohë pa u argëtuar pa menduar njikohsisht për nevojat e vajzave.

Aktorja shpjegoi se ndërsa kishte dalë me miqtë dhe ishte larg të bijave, ishte  Kenan që kujdesej për to.  “Ai është një baba i dashur, i duruar dhe shumë i përkushtuar ndaj të bijave”, u shpreh ajo. Duke qeshur, Kobal nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në ekran me projekte të reja.  “Jeta në sheshxhirim, pasioni, e tensioni gjatë punës si edhe bashkëveprimi me kolegët, batutat, e ndonjëherë deri edhe debatet, më kanë munguar gjatë gjithë kohës që kam qëndruar në shtëpi duke u kujdesur për vajzat e mia”, deklaroi ajo duke e shfaqur mallin që ndjente për rutinën e punës.

Nxitur nga deklarata e saj,  pyetjes së gazetarëve nëse kishte një kohë konkrete për rikthimin e saj, Kobal u përgjgj:  “Lejla është vetëm 8 muajshe, dhe Lalin ende nuk i ka mbushur tre, mendoj se nevojitet ende kohë deri në çastin që do të ndihem gati të ndahem prej tyre, por mund të them se rikthimi im nuk është larg”. Duke u shprehur me vendosmëri se dëshironte të mos gabonte në zgjedhjen e saj për projketin e rikthimit, pasi dëshironte të vendoste për të duhurin, në çastin e duhur, Kobal ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur edhe gjatë kohës kur ajo ka qëndruar larg ekraneve.