Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu: Jemi në 2 muajt e fundit

Showbiz

Sinem dhe Kenan të cilët po numërojnë ditët mbrapsht për tu bërë prindër u panë teksa po dilnin nga kontrolli mjekësor një ditë më parë. Ata nuk nguruan t’u përgjigjeshin reporterëve në lidhje me shtatëzaninë dhe me çështje të tjera.

Çifti tërhoqi vëmendje dhe dukeshin që ishin në një humor shumë të mirë pasi çdo gjë kishte shkuar shumë mirë në vizitën që ata kishin bërë.

Duke numëruar ditët për tu bërë baba Kenan tha: “Çdo gjë është shumë emocionuese. Gjërat po shkojnë shumë mirë dhe nuk ka asnjë problem. Na kanë mbetur vetëm 2 muaj. Na ruajt zoti nga syri i keq”

Sinem Kobal u pyet nga reporterët për nismën e ndërmarrë. Ajo u kishte kërkuar miqëve dhe famijarëve të saj që në vend të dhuratave për ditëlindjen e saj të dhuronin në Fondacionin “Jeta pa Kancer”.

Sinem u shpreh që ata ishin shumë suportues dhe ajo ishte shumë e lumtur që ishte berë pjesë e diçkaje kaq të bukur.