Dy aktorët e njohur Sinem Kobal dhe Alp Navruz të cilin aktualisht e takojmë çdo mbrëmje si personazhin e Serhatit, sapo janë njohur me skenarin e projektit të tyre të ri, i cili mësohet të jetë një film. GJithashtu deri tani është mësuar se dy aktorët, të cilët do të interpretojnë personazhet kryesore, quhen”Elif” dhe “Fırat”. Projekti, i përshtatur nga libri me të njëjtin titull “Merkür Her Şeyin Başıdır” do të nisë xhirimet në fillim të gushtit. Në kastin e filmit do të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur në radhët e aktorëve në kinematografisë turke.Ky film do të takojë fillimisht audiencën në kinema dhe pritet me padurim të mësohet data se kur do të prezantohet në ekran përpara publikut . Prezantimi i skenarit tek aktorët përbën hap të rëndësishëm që këta të fundit të njohin thellësisht personazhet e tyre dhe të bashkëjetojnë për një periudhë në harmoni me njëri-tjetrin. Ajo që pritet me kurioziteti nga publiku dhe fansat e dy aktorëve kryesor është gjithashtu kimia në ekran e Sinem Kobal dhe Alp Navruz.