Sinem dhe Kenan dy prindër shembullorë; Cili ka qenë hapi i tyre i radhës?

Showbiz

Sjellje shembullore prindërimi nga çifti i aktorëve të famshëm  Sinem Kobal dhe Kenan Imirzaliollu! Ata janë prindër të një vajze 10 muajshe dhe së fundmi janë duartrokitur për hapin e radhës në këtë fazë të prindërimit. Prindërit e rinj janë konsultuar me specialist për të parandaluar shqetësimet e së voglës së tyre gjatë pushimeve. Ata nuk lejuan që pushimet të ndikonin në rutinën e saj duke i shpëqëndruar veçanërisht oraret e gjumit. E gjithë kjo  shtoi simpatinë e fansave të aktorëve. Sinem Kobal, përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale tregoi “çertifikatën e kualifikimit” në trajnimin për pëkujdesin e duhur ndaj vogëlushes. Ajo e kurorëzoi martesën e saj me yllin e serialit “Karadai”, Kenan İmirzalıollu me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Lalin , të cilën ajo e mori në krahë në tetor të vitit të kaluar. Aktorja e bukur ka marrë vlerësime të shumta, sidomos nga nënat për amësinë e saj shembullore. Pushimet në shtëpinë e tyre në detin Marmara këtë verë, me siguri, do të jenë ndryshe.