Simon Cowell rrëfen momentin e vështirë: “Arrita në pikën ku asgjë nuk kishte rëndësi”

Showbiz

Simon Cowell shpërtheu në lot teksa zbuloi se ndiente se nuk kishte për arsye për çfarë të jetonte pasi prindërit e tij ndrruam jetë. Manjati i muzikës, 64-vjeç, si rrallëherë rrëfeu në një nga intervistat e tij më të sinqerta dhe emocionale shumëçka në lidhje me jetën private dhe të kaluarën e tij,  në podcastin “Diary of CEO” me Steven Bartlett.

Cowell u ndal tek momenti i vështirë i ndarjes së tij përgjithmonë nga prindërit dhe kujtoi  se si e shihte botën pas humbjes më të madhe që kishte përjetuar ndonjëherë.  “E shihja gjithçka pa ngjyra! Arrita në pikën ku asgjë nuk kishte më rëndësi për mua , pasi gjendja ime mendore arriti nivelin më të ulët të mundshëm“, kujton Cowell me trishtim.

Ai foli për marrëdhëniet e tij të pabesueshme me prindërit e tij Julie dhe  Eric si dhe shkatërrimin që ata lanë pas largimit të tyre nga kjo jetë, përpara se ai të “shpëtohej” kur partnerja e tij Lauren Silverman. e cila  i ndryshoi atij kompet jetën dhe i riktheu ngjyrat para syve të shpirtit të tij, kur i tregoi se ajo ishte në pritje të një fëmije dhe ata do të bëheshin prindër.

Pak kohë më vonë në vitin 2014, ata mirëpritën djalin e tyre Eric, për të cilin Simon tha se ishte kthesa më e madhe në jetën e tij. Cowell citoi: “ Gjithçka më goditi aq shumë në atë kohë. Para kameravendihesha si një klloun që po vdiste brenda. ” Rrëfimi i tij prekës shtangu por edhe trishtoi  shumë nga ata që ndoqën këtë intervistë të rrallë dhënë nga Cowell.