Ndryshe nga shumica e artisteve, këngëtarja 45-vjeçare ka zgjedhur të qëndrojë e fshehur, të mos e zbulojë fytyrën në asnjë performancë apo klip.
“Nuk dua të jem e famshme dhe e njohur. Pasi kalova shumë kohë si kompozitore e suksesshme e Rihanna-s, Katy Perry-t apo Beyonce-s u hodha nga vetja dhe krijova “Chandeleir.”
Sia thjesht dëshiron të bëjë muzikë, ta bëjë atë mirë dhe të marrë lavdërime për muzikën, pa u ndikuar askush nga pamja e saj fizike, nëse ka shtuar peshë apo nëse është dobësuar.