Si u njohën çiftet më të famshme në botë

Showbiz

247395 1469972018 8164887

 

Pavarësisht famës së tyre, karrierës dhe parasë, ato sërish janë njerëz që dashurojnë dhe duan të ndërtojnë familjen e tyre të lumtur.

Në botën e showbizit kemi shumë çifte të cilët përveç karrierës së tyre, kanë arritur të ndërtojnë një romancë të shëndetshme dhe një familje të shëndetshme. Ja si janë njohur disa prej çifteve më të njohur në botë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Çifti i famshëm hollivudian u njoh në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005. Në këtë kohë Pitt ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, por pasi takoi Jolie ai nuk mundi t’i hiqte më sytë nga ajo. Gjashtë vjet më vonë ‘Brangelina’ vazhdojnë të mbajnë fort lidhjen së bashku me gjashtë fëmijët e tyre. Po me kërkesë të fëmijëve ata janë fejuar derisa shpeshherë mediat kanë raportuar se pikërisht ky vit është ai kur Angelina do të bëhet nusja e Bread.

Fergie dhe Josh Duhamel

Çifti ishte dashuruar në shikim të parë në “Duhamel’s show” në Las Vegas. Por kjo nuk ishte hera e parë që ata ishin takuar me njëri-tjetrin. Para se dyshja të lidheshin, Fergie kishte lexuar se Duhamel e ëndërronte një jetë me të dhe ëndrra e tij tashmë është realizuar. Ata janë të martuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Penelope Cruz dhe Javier Bardem

Çifti i bukur spanjoll e kishin mbajtur gjithmonë romancën e tyre të “fshehur”, por ata nuk kishin mundur të qëndronin larg njëri-tjetrit pas xhirimit të filmit “Jamon, Jamon”. Tetë vjet më vonë, Cruz dhe Bardem kishin realizuar një martesë intime në Bahamas, ndërsa tani janë të lumtur me djalin e tyre derisa janë në pritje të fëmijës së dytë.

Jay-Z dhe Beyonce

Çifti i parë në listën e më të famshmëve, ata janë takuar kur Beyonce ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa filluan të dalin bashkë kur ajo mbushi 19 vjet. Jay dhe Bey u martuan dhe tani janë një nga çiftet më me ndikim në botë, dhe janë prindër të vajzës së vogël Blue Ivy.

Ellen Degeneres dhe Portia De Rossi

Dyshja e lesbikeve u njohën në prapaskenën e një ceremonie të ndarjes së çmimeve. Katër vjet më vonë Ellen, i propozoi asaj martesë dhe ato ndërruan unazat.

Victoria dhe David Beckham

Becks për herë të parë e ka parë gruan e tij të ardhshme gjatë një performance në televizion derisa ajo ishte anëtare e grupit Spice Girls. Por ata për herë të parë janë takuar në një ndeshje futbolli në vitin 1997. Të martuar në vitin 1999, ata sot janë një nga çiftet më të njohura që bota ka pasur ndonjëherë.