Nicole Scherzinger është 41 vjeçe, por mund ta ngatërrosh fare lehtë me një vajzë 20-vjeçare. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka një fizik perfekt dhe sigurisht që e gjithë merita i takon vetëm asaj. Nicole ka treguar se i kushton shumë rëndësi ushqimit dhe të stërviturit, por nuk është aq strikte sa njerëzit mund të mendojnë.
Ajo ka zbuluar se mëngjesi i saj është i mbështetur tek karbohidratet dhe proteinat, gjatë drekës konsumon diçka të vogël, ndërsa darkën e ha gjithmonë në restorante.
“Mëngjesi im i preferuar është vezë të ziera me avokado dhe salmon i tymosur. Në drekë zakonisht ha diçka të vogël, por të shëndetshme dhe natën konsumoj diçka jashtë”, ka thënë Nicole.
Për sa i përket stërvitjes ish-anëtarja e Pussycat Dolls ka treguar se është e mbështetur në kardio dhe në trajnimin për fuqinë. Ajo ka shtuar se ‘streching’ dhe hidratimi janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë shumë në arritjen potencialit të duhur….