Si qëndron e vërteta mbi ndarjen e Gokhan Alkan nga Nesrin Cavadzade?

Showbiz

Nesrin Xhavazade dhe Gokhan Alkan, çifti i aktorëve i cili verën e kaluar kurorëzoi dashurinë në fejesë, vetëm pak kohë pas saj ka rënë pre e thashethemeve për ndarje. Por këto zëra nuk mund të zgjasnin për shumë kohë pasi ka qenë vetë aktori, i cili ka hedhur poshtë gjithçka është folur gjatë ditëve të fundit. Aktori i ka hedhur poshtë supozimet për ndarje duke konfirmuar se gjithçka shkon mirë në jetën e çiftit, por ajo që ai fajësoi për këto “aludime të kota”, është fakti se ata kalojnë shumë kohë larg  njëri-tjetrit.

“Duke e parë Nesrin vetëm, mos mendoni se ne jemi larguar nga njëri-tjetri”, shpjegoi aktori për të gjithë ata që besojnë menjëherë në gjithçka flitet, shkuhet apo dëgjohet.