Çifti i njohur i showbizit turk, Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç, të cilët u ndanë pas pushimeve të tyre romantike në Paris para disa kohësh, i kanë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre romantike. Edhe pse të dy kishin deklaruar se nuk do të ktheheshin më në krahët e njëri-tjetrit, duket se kanë arritur ti zgjidhin problemet mes tyre dhe të rikthehen sërish sëbashku.
Sipas fjalëve ishin miqtë e tyre të përbashkët ata që i bindën për të folur dhe për të zgjidhur problemet dhe konfliktet që i kishin larguar nga njëri – tjetri. Çifti i njohur, i cili nuk ka bërë asgjë publike mbi këtë temë, duke e mbajtur edhe për pak kohë të fshehtë nga fansat, pritet të dalë së shpejti me lajme të mira mbi vijimin e historisë së tyre të dashurisë.