Pak javë kanë kalouar nga lajmi se Dua Lipa dhe ish i dashuri i saj Issac Carew janë ndarë me njeri tjetrin. Pas këtij lajmi të gjithë prisnin një baladë osë këngë të Duas në formë dedikimi, por ndodhi krejt e kundërta. Një burim ka thënë për dyshen : “Dua dhe Isaku kanë shumë histori dhe ai ka një vend të veçantë në zemrën e saj. Por ajo ka qenë në Los Angeles pothuajse që kur ata u ndanë, dhe kështu ajo ka pasur më shumë kohë që të njihet me Anwarin”.
Këngëtarja gjatë muajit Qershor është njohur në një studio me vëllain e dy motrave Hadid, Anwar. Kryesisht ata kanë komunikuar së bashku për projekte muzikore, por duket se Anwar ka ardhur në momentin e duhur në jetën e Duas.
Çifti u pa kohët e fundit së bashku në festivalin muzikor britanik “Summer Time Hyde Park” në Korrik – dhe u panë sërisht bashkë në koncertin e “Amazon Prime Day” në New York.
Megjithatë, pavarësisht se lidhja e tyre është mjaft e hapur deri më tani, asnjëra palë nuk ka komentuar publikisht mbi statusin aktual të marrëdhënieve të tyre. Pra, ndoshta ky çift po përpiqet t’i mbajë gjërat në qendër të vëmendjes, dhe nëse është kështu, është më mirë për ta.