Si mendoni, ka kryer apo jo Kim ndërhyrje së fundmi?

Showbiz

kim buze
Ndërkohë që motra e saj e vogël Kylie Jenner u shpreh publikisht se kishte hequr dorë nga mbushësit e buzëve për një pamje më natyrale të portretit të saj, duket se Kim Kardashian ka vendosur të bëjë të kundërtën.

kim buza
Mbretëresha e rrjeteve sociale së fundmi i ka bërë të gjithë të dyshojnë pasi në një set të ri fotografik për promovimin e linjës së saj të makeup-it, ajo shfaqet me një buzë të sipërme disi më voluminoze nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht. 37-vjeçarja vetëm një ditë më parë kishte qenë në një takim të vonë në një klinikë estetike, ç’ka po i bën të gjithë të mendojnë se ajo mund të ketë kryer procedurën e mbushjes së buzëve. Megjithatë, Kim rrallëherë i komenton ndërhyrjet në portretin apo trupin e saj, ndaj me shumë gjasa nuk do ta dimë kurrë nëse ky efekt është produkt i mbushëve apo thjesht i grimimit përtej konturit të buzëve.