Si lindi idea e emrit North?

Showbiz

Kim, as që e kishte menduar ndonjëherë që vajza e saj e parë do të quhej North. Në një video publikuar në YouTube, ajo tregon se ideja për një emër si ky, nisi nga një shaka e bërë nga moderatori Jay Leno, gjatë një interviste me të në 2013-in.

“M’u desh një javë kohë për t’i vënë emrin North-it.”

Kim ishte shtatzënë gjatë asaj kohe dhe moderatori i sugjeroi ta quante vajzën North meqë mbiemrin do ta kishte West, që do të thotë se me pak fjalë vajza do quhej North West.

“Fillova të qesh dhe i thashë se nuk ka asnjë shans ta quaj vajzën time ashtu!”

Njerëzit nisën t’i thonë se duhet ta merrte seriozisht emrin, pasi ishte i lezetshëm.

“Të gjithë më thoshin që është emër i veçantë dhe se duhet ta konsideroja. Ashtu bëra!”- tha ajo.