Si ka qenë jeta e Ermal Metës përpara famës?

Showbiz

meta ermal

Ermal Meta është ndër këngëtarët i cili ka treguar përmes këngës vuajtjet e tij dhe anën që askush nuk arrinte t’ia shikonte. Ndërsa sot është një nga artistët më të dashur edhe në Itali, dikur jeta e tij nuk ka qenë kaq e lehtë. Ermal Meta tregoi që para se të takohej me muzikën shiste gazeta, por ndërkohë mendja e tij shkonte gjithmonë te pasioni.

ermal

“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë?”. Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte. Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, tregon Ermal Meta.

meta12