Gjatë 2017 në Tring u transmetuan disa nga serialet më të mira turke duke bërë kështu që publiku shqiptar të njihej me disa nga realizimet më të mira të kinemasë turke ku veçojmë këtu serialin “Dashuri e pafund”. Më një sukses të padiskutueshëm, ky seriali ishte i pari serial turk i cili fitoi Çmimin në Emmy Awards “Seriali më i mirë i huaj”.
Megjithatë, për Burak Ozcivit 2017 nuk do të jetë vetëm viti i sukseseve në aspektin profesional. Për të dhe bashkëshorten e tij Fahriye Evcen, ky vit do të kujtohen përgjthmonë për shkak të martesës së tyre.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Asli Enver. Ky vit për aktoren e “Nusja nga Stambolli” ishte një sfidë e vërtetë në aspektin emocional. Emri i saj u lakua për muaj me radhë për shkak të tradhtisë së hamendësuar të të dashurit të saj Murat Boz. Pas shumë grindjesh dhe pasigurisë, ata vendosën t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit e ndoshta 2018 do të jetë viti i martesës së tyre.
Kur vjen fjala tek martesat e 2017 në showbizin turk nuk mund të mos përmendet Tolgahan Sayiman dhe Almeda Abazi. Çifti u martua në fillim të vitit 2017 në Los Angelos.
Planet për martesë nuk u dukën gjatë 2017 as për Omerin e “Dashuri me Qira”, edhe pse vazhdon prej vitesh i dashuruar. Për të, 2017 ishte viti i suksesit nga ana profesiale, pasi Baris Arduc realizoi një tjetër film me Elcin Sangu me të cilën thyen rekorde shikueshmërie.
Edhe për Hande Ercel, 2017 ishte viti i suksesit. Ajo u shpall “Aktorja më e mirë e komedive romantike” me interpretimin e saj në serialin “Jetë”.