Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë tashmë të fejuar dhe shfaqen kudo bashkë. Së fundmi para pak ditësh, Genci martoi vëllain e tij dhe Eni publikoi mjaft momente nga dasma.
Aty sigurisht që ka qenë i pranishëm edhe djali i Gencit, Gjin Prelvukaj e të gjithë ishin kuriozë se si është marrëdhënia e këngëtares me djalin. Duket se Eni dhe Gjini shkojnë mjaft mirë sa ndjekin njeri-tjetrin edhe në Instagram, ku Eni publikon shpesh foto me Gencin dhe ai nuk i kursen asnjë koment.