Si është të jetosh në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat ? Këtë jua tregon Jennifer Aniston.

Showbiz

fantss.jpg

Kur  ishte e ftuar tek  “The late late show” të James Cordon ajo ndau me publikun eksperiencën e saj të çuditshme që kishte pasur ndërkohë që jetonte në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat në fillimet e karrieres së saj.
Ajo pohon se “ Përpara se të jetoja me mikeshat e mia në Central Park , kam jetuar në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat. Pjatalarsja ndizej vetë, makineria e kafes gjithashtu, volumi i radios shkonte në maksimun krejt papritur dhe askush nuk ishte në shtëpi përvec meje”
Ajo e kujton këtë periudhë të jetës së saj si një periudhë të frikshme në të cilat i kanë ndodhur shumë gjëra të pazakonta. Jennifer gjithashtu pohon se është detyruar të punësojë dhe një kapës fantazmash për të zgjidhur problemin që kishte.