Kivanc Tatlitug do të vijë përsëri në ekran më 16 shkurt. Projekti ku Kivanc interpreton së bashku me Busra Develi dhe Alihan Turkdemir është thuajse gati për publikun e gjërë. Sipas HT Magazine, filmi përqëndrohet në jetën e një djali 8 vjeçar të quajtur Efe dhe babait të tij Ali.
Në këtë projekt dramatik, Kivanc vjen në rolin e babait. Filmi do të publikohet më 16 shkurt dhe është xhiruar kryesisht në Antalia.