Hiti i saj më i fundit ‘’New rules’’ sapo është ngjitur në vendin e parë të top listave të kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë artistja e parë femër që thyen klasifikimin britanik që nga kënga ‘’Hello’’ e Adele. Por, bashkë me sukseset në karrierë Dua Lipa feston sot edhe datëlindjen e 22-të. Këngëtarja simpatike u lind më 22 gusht 1995 në Londër nga prindër me origjinë shqiptare të cilët u transferuar në Angli në vitin 1995. Talentin për muzikën e trashëgoi nga babai, solisti i njohur i grupit ‘’Oda’’ Dukagjin Lipa. Ndërkohë që familja e saj mori vendimin për t’u kthyer në Kosovë në vitin 2008, Dua Lipa zgjodhi të mos largohej nga Londra dhe të përpiqej të çante në tregun vendas. Ajo do të behej e famshme me hitet ‘’New love’’ dhe ‘’Be the one’’, për të vazhduar më pas më produksione shumë të suksesshme. Të parët që i kanë uruar datëlindjen bukuroshes kanë qenë prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa që kanë ndarë edhe foto të këngtares kur ishte ende një foshnje. I urojmë këngëtares edhe 100 vite te lumtura dhe sa më shumë suksese!