10 Years Challenge është sfida më e re e Instagramit. Të gjithë publikojnë një foto tyren nga viti 2019 duke e bashkangjitur me një foto të 10-viteve më parë, pra në vitin 2009. Kjo gjë u është dukur argëtuese të gjithëve ndaj kanë pranuar sfidën dhe janë bërë pjesë e saj. Ne kemi shkëputur disa nga personazhet që na u duken më interesantë:
1.Olti Curri: ka publikuar një foto nga viti 2009 ku dukej përveçse më i ri edhe në formë më të mirë trupore.
2.Nora Istrefi: Nora gjithashtu është bërë pjesë e sfidës duke publikuar një foto të viteve më parë kur vishte një bluzë që tregonte barkun e sheshte dhe pantallonat që nxirrnin në pah format e saj trupore.
3. Niko Komani: Niko 10 vite më parë nuk dinte çfarë ishte moda? Të paktën kështu thuhet në bluzën e tij!
4.Elita Rudi: Shumë pak kanë ndryshuar tiparet e saj karakteristike. Mbetet po e njëjta bukuroshe edhe pas 10 vitesh!
5. Soni Malaj: Edhe Soni mund të renditet ndër këngëtaret që kanë ndryshuar më pak gjatë viteve. Ajo në këto 10 vjet ka përmirësuar akoma më tepër format trupore por portreti mbetet po i njëjti!