Stine: Ai ka qënë “Romeo” shqiptar me këngët e dashurisë që i kushtonte në ato vite partneres së tij, Roza Latit.Të gjitha vajzat sa herë dëgjonin këngët e tij, dëshironin që edhe atyre t’i dedikonte dikush tekste të tilla këngësh. Shumë i preferuar në stilin e tij, Stine gjatë vitit 2008 pati një sukses të jashtëzakonshëm me këngët “Ti e meriton” dhe bashkëpunimin me Skills “Ndaloje vrapin”.