Greta Koçi: Më 22 Janar 2008 realizoi në audio dhe video kolazhin me këngë popullore qytetare të jugut. Në Mars 2008 filloi një tur koncertesh në të gjithë Shqipërinë, mbyllja e të cilit u kurorëzua me një koncert madhështor në pallatin e sportit në Shkodër. Më 6 Qershor 2008 përfundon videoklipin “Shkolla Wilson”, këngë që ia ka kushtuar shkollës së saj. Në festivalin e 46-të të këngës në Radiotelevizion merr pjesë me këngën “Natën të kërkova”. Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i Gretës në vitin 2008 është ai me Stine me këngën “Kush të foli keq për mua” me muzikë dhe tekst të Stines.