Si dukeshin dhe me çfarë merreshin artistët më të dashur shqiptarë para 10 vitesh?

Showbiz

viastatat
10 vjet më parë, viti 2008, i mbani mend si dukeshin dhe çfarë bënin artistët më të dashur shqiptarë? Jua sjellim në këtë galeri!

alban

Alban Skënderaj: Një këngëtar shumë i dashur për të gjithë ne që në daljet e para në television. Këngët e tij kthehen të gjitha në hit dhe është një artist i cili i ka rezistuar kohës dhe komercializmit. Në vitin 2004 ai tentoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH, por nuk u pranua. Në 2008 arriti që nëpërmjet këngës “Eklips” të merrte  pjesë në festivalin e 45-të të këngës ku u rendit në vendin e 6-të. Por ky vit ishte shumë i mirë për të pasi arriti të rrëmbente edhe çmimin e parë në Netët e Klipit, duke u konsideruar klipi më i mirë ndër të gjithë klipet, përfshirë dhe ata kosovarë. Përveç kësaj arriti të bënte dhe turin e tij të parë që e nisi në 21 Gusht të vitit 2008.

 

Shpat_Kasapi_3.jpg

Shpat Kasapi: Shpati ishte në atë kohë një djalosh i cili rrëmbeu zemrat e shumë vajzave shqiptare. Këngët e tij mezi priteshin nga publiku dhe në çdo koncert turma e njerëzve këndonte një zëri me të duke e shoqëruar në cdo strofë të këngës. Në vitin 2008 ai publikoi një këngë që u prit shumë mirë nga publiku dhe nëse do ta dëgjoni tani kjo këngë do t’ju kthejë shumë pas në kohë dhe do të ndjeni nostalgji . Bëhet fjalë për këngën “Sillu pshtillu” ku look-u i Shpatit tërhoqi më shumë vëmendje se vetë kënga.