” Si do të më vishje?” Çfarë fshihet pas ftesës tunduese të moderatores Bora Zemani?

Showbiz

Bora Zemani është personazhi televiziv që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje kohët e fundit. Pasi e pamë në një format ndryshe, në krah të vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, duket se guri i tretë i 3-shave, pritet të ndërmarrë një tjetër projekt shumë të rëndësishëm mediatik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on


Në videot dhe fotot e publikuara prej saj kohët e fundit, ajo që tërheq më shumë vëmendjen, është posteri ku Bora shfaqet brenda një skice dizajni. Intrigues në këtë foto, është shkrimi i saj: Si do të më vishje?
Jemi në fillimet vjeshtës dhe të gjithë po mendojmë të ndryshojmë garderobën, por Bora ndoshta po kërkon “dikë” që ta veshë. Për çfarë ta ketë fjalën showgirl-i? A është ajo vetë në kërkim të një krijuesi apo program që pritet të drejtojë ka të bëjë me fashion-in?
Nga postimi kuptohet që projekti do vijojë ta mbajë Borën pranë platformës digjitale Tring, aty ku aktualisht po zhvillohet programi i saj me “Treshat”. Fotoja dhe akoma më shumë ftesa në të, duken shumë tunduese, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të zbulojmë për çfarë bëhet fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on