Fansat e serialit të famshëm “Friends” por presin me padurim seritë e reja. U spekulua për vite që do të kishte një rikthim të gjashtë miqve që bëri botën të dashurohej me ta, dhe kur gjithçka nisi të marrë jetë, pandemia ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe duket se pritjes nuk i ka ardhur fundi.
Seritë e reja priteshin të xhiroheshin këtë verë, por mesa duket gjërat nuk do të shkojnë siç pritet sepse nuk është e mundur që të bëhen xhirimet për shkak të pandemisë. Fansat janë të mërzitur dhe të shqetësuar dhe shpesh kanë dal lajme që produksioni nuk do vazhdojë. Marr shkas nga këto zëra, ka qenë Jennifer Aniston që ka shuar dyshime përgjatë një interviste telefonike për Deadline.
Ajo është shprehur: “ E dini çfarë? Gjithçka do të shkojë shkëlqyer. Gjithë kjo na dha kohë për të menduar si ti bënim gjërat më të bukura dhe më interesante. Unë zgjedh ta shoh këtë situatë me optimizëm, gota është gjysmë plot jo gjysmë bosh. Ne nuk kemi ndërmend të shkojmë askund. Më vjen keq por “Friends” nuk keni për ta hequr dot qafe. Keni ngecur me ne përjetë. Ideja është që tani nuk është një moment i mirë për xhirime duke qenë se do xhirojmë me audiencë në studio. Është e rrezikshme. Pikë.”
Këto fjalë kanë qetësuar disi fansat dhe ju ka dhënë shpresë që gjithçka do t’ i rikthehet normalitetit, por duhet pak durim.