E ftuar në emisionin e Ellen Degeneris, aktorja e njohur Eva Longoria ka mirëpritur sugjerime të ndryshme në lidhje me emrin e djalit të saj. Aktorja 43 vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë por ende nuk ka vendosur për një emër.
Sugjerimet e ardhura nga publiku për të kanë qenë Poquito Mas, Don Jolio, Tequila Sunrise. Për të gjitha këto, aktorja tha se janë emra pijesh alkoolike, gjë që bëri publikun të qeshë.
Një tjetër ide, e cila u përkrah edhe nga Ellen, ishte Cinco de Mayo. Me këtë emër njihet në Amerikë një festë zyrtare e cila kujton kulturën meksiko-amerikane. Emra vërtët të çuditshëm këto për një bebe apo jo?