Të gjithë e kujtojnë serialin legjendar “Dashuri e Ndaluar”, të cilin shikuesit e ndoqën në platformën Tring verën e kaluar. Kusah mund ta ketë harruar serialin i cili hyri në botën e produksioneve turke, si një nga prodhimet më dinjitoze i cili fitoi zemrat e publikut që në episodin e parë të transmetimit. “Dashuri e Ndaluar” shënohet si një prej serialeve me audiencën më të lartë të regjistruar ndër dy dekadat e fundit.
Ky produksion është përshtatur nga vepra e pavdekshme e Halit Ziya Uşaklıgil. Vdekja e personazhit të ‘Bihter Ziyagil’ hyri në historinë e televizionit turk dhe deri më sot nuk u harrua asnjëherë. Kanë kaluar saktësisht 14 vjet nga vdekja e protagonistes, e cila nuk e duroi dot martesën para syve të saj, të burrit që ajo dashuronte.
Përvjetori i vdekjes së Bihter-it, duke ju referuar episodit të fundit të serialit me dy sezone, (respektivisht episodi i 79- të) i transmetuar për herë të parë në ekran në 24 qershorin e vitit 2010, u përkujtua edhe sot në rrjetet sociale si përvjetori i vdekjes së protagonistes.
“Aşk-ı Memnu”, titulli i prodhimit origjinal, u përjetësua nga interpretimi i pakrahasueshëm i yjeve të serialeve turke Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ. Siç u lartpërmend ky prodhim në botën e serialeve regjistroi numrin më të madh të shikimeve në historinë e serialeve turke duke thyer rekordin me episodin e tij të fundit.
Data e sotme u konsiderua nga shikuesit si data kur u nda nga jeta një nga personazhet ikonike në historinë e televizionit turk, Bihter Ziyagil. Ajo u martua për inat të nënës së saj Firdevs Yareoglu me Adnan Ziyagil por me shpirtin e vetmuar dhe plot trishtim edhe pse e rrethuar nga jeta e luksit, ajo u dashurua me nipin e tij Behlul Haznedar. Në mes të një historie pasionante dashurie me Behlülin, nipin e largët të burrit të saj, Bihteri nuk mund ta duronte ditën që ai do të martohej me thjeshtrën e saj, Nihalin dhe vendosi ti jap fund jetës në ditën e martesës së tyre.