Duket se sezoni veror do të lëj sërish në hije pushimet për aktoren Birce Akalay. Është mësuar së fundmi se kanë filluar përgatitjet për sezonin e dytë të projektit në të cilin Akalay mban një rol protagonist. Projekti i cili vendos në fokus abuzimin deri vrasjen e femrës, mësohet se do të rikthehet te publiku. Premiera iu prezantua audiencës në platformën Netflix në 17 qershor 2022 dhe krijoi impakt të menjëhershëm por suksesi i tij bëri që të mendohet për një sezon të dytë. Pas shkrimit të skenarit dhe zhvillimit të ngjarjeve, ka ardhur koha të punohet për rikthimin me sezonit e dytë të tij. Xhirimet pritet të fillojnë në ditët e para të qershorit.
Ndërkohë për aktoren puna në sheshxhirim ka qenë prej një kohe të gjatë një shoqëruese e pandarë e ditëve të saj, dhe ajo ka kaluar shumë kohë aty për zhvillimin e ngjarjeve nga sezoni në sezon për serialin aq të dashur”Ambicie” transmetuar çdo mbrëmje në Tring .