Ylli i “Willy Wonka” është shuar në moshën 83-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e Azhaimer-it. Aktori hollivudian me famë botërore Gene Wilder u nda nga jeta gjatë së hënës në moshën 83-vjeçare.
Ylli i filmit “Willy Wonka dhe fabrika e çokollatave” u shua si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e Alzhaimer-it, nga e cila ai vuante prej 3 vitesh. Që prej diagnostikimit, ai zgjodhi ta mbante të fshehtë sëmundjen e tij.
“Ai nuk e duronte dot idenë e një buzëqeshjeje më pak në botë”, tha nipi i aktorit. Në vitet ’70-’80, Wilder ka luajtur disa prej roleve më të paharrueshëm komikë, duke lënë gjurmë në kinemanë amerikane.