Aktori kanadez, Alan Thicke, i njohur për rolin e tij në vitin 1980, në komedinë amerikane “Growing Pains”, ka vdekur në moshës 69-vjeçare, njoftoi sot media vendase.
”Thicke ka pësuar një atak në zemër duke luajtur hokej me një nga djemtë e tij”, sipas të përditshmes “The Hollywood Reporter”. ”Ai u dërgua më pas në një spital të Los Angeles, ku u deklarua i vdekur”. Agjenti i Thickes konfirmoi vdekjen e yllit për televizionin amerikan “ABC News”. Një numër personalitetesh të televizionit dhe Hollivudit reaguan në mediat sociale duke nderuar aktorin.